Të mbyllur nga COVID-19, psikologia: Aktiviteti në shtëpi ul nivelin e stresit

Masat e marra për të penguar përhapjen e koronavirusit, sic është edhe izolimi në shtëpi ka edhe efektet e veta, që ndikojnë drejtpërdrejtë në psikologjinë e njeriut.

Për psikologen Arjana Muçaj të mbyllurit në shtëpi duhet parë pozitivisht, në raport me përkushtimin ndaj familjes, si një mundësi që rrallë herë mund ti jepet shoqërisë.

Në një lidhje me skype për RTV Ora, Muçaj tha se aktiviteti brenda shtëpisë dhe siguria e jetës për veten dhe familjarët ul nivelin e stresit.

Arjana Muçaj: Ne duhet të përgatitemi për një rutinë të përditshme, një rutinë e cila do të na lejojë për të gjetur atë rutinën ditore me aktivitetin e  përditshëm që ne kemi në jetën tonë të përditshme. Pra aktivitetin tonë nuk e kemi jashtë shtëpisë, por e kemi brenda shtëpisë. Brenda shtëpisë do të thotë që jemi me pjesëtarë të tjerë të familjes, pra duhet ti japim kohë vetes, duhet ti japim kohë pjesëtarëve të tjerë të familjes dhe kjo do të ndikojë në uljen e nivelit të stresit. Kjo do të sjellë edhe komunikimin me njëri- tjetrin dhe të merremi me detyrat dhe bashkëpunimin me njëri tjetrin.

Për psikologem Muçaj ata që do ta vuajnë më shumë këtë izolim janë mosha e tretë, pasi ndryshe nga fëmijët apo mosha e tretë, atyre do ti mungojë kontakti fizik me persona të tjerë.

Arjana Muçaj: Në rastin konkret kemi fëmijët që janë shkëputur nga sistemit arsimor dhe kjo ndiqet online, por prindërit janë aty për të ndihmuar më shumë fëmijët, por mbi të gjitha edhe për tu argëtuar pak më shumë me fëmijët. Duhet të përshtatemi të gjejmë një aktivitet, ku argëtimi duhet të jetë i mundshëm brenda kësaj hapësire. Nëse do të flasim se kush do ta përjetonte më shumë këtë izolim unë do të thoja mosha e tretë, sepse fëmijët nëpërmjet teknologjisë janë pjesë e argëtimit. Ndërsa mosha e tretë e vuajnë më shumë sepse kanë nevojë për kontakte fizike, për komunikimin verbal, për ato shëtitjet që bëjnë, pra humbasin shumë nga rudina e përditshme, gjë që mjedisi shtëpiak ia kufizon. 

SHKARKO APP