Të ndërpritet disktutimi i buxhetit të shtetit në Kuvendin e Shqipërisë
Nga Zef Preçi /
Sic eshte bere e ditur me heret, Kuvendi i Shqiperise fillon kesaj jave diskutimin dhe miratimin e projekt-buxhetit te shtetit per vitin 2020. Nderkaq, ekipet e eksperteve qeveritare raportohet se jane duke punuar ne terren per vleresimin e demeve te termetit te 26 Nentorit 2019. Eshte e kuptueshme se perfundimi i ketij procesi nuk mund te mos ndikoje edhe ne rishikimin e perparesive te shpenzimeve buxhetore si dhe ne pakesimin e shumave perkatese, sidomos fondet e destinuara per vepra te reja investimesh, etj.
Duke marre parasysh deklarimet e ndryshme te eksperteve te njohur te fushes se ndertimeve, njoftimet zyrtare mbi numrin ne rritje dite pas dite te shtepive dhe pallateve te demtuara pjeserisht e plotesisht, numrin e familjeve dhe te qytetareve te mbetur pa strehe dhe te strehuar perkohesisht ne ambjente te ndryshem si hotele, etj., numrin e objekteve te demtuara nga termeti ne qarqe te tjera jashte atyre ne te cilat eshte shpallur gjendja e emergjences nga qeveria si dhe kostot e pritshme te demeve te shkaktuara te termetit, mendoj se eshte koha per reflektim te pergjegjshem nga organi kryesor kushtetues ligjevenes i vendit – Kuvendi i Shqiperise.
Nga diskutimet formale ne Kuvend te dites se sotme nga figurat kryesore te komisionit te ekonomi-finances si dhe nga ecuria e procesit te vleresimit ne terren, mendoj se ka nje perceptim te gabuar (ndoshta te qellimshem) te fondeve te pritshme nga donatoret e huaj (u fol per rreth 150 milione euro, a thua se pasojat e termetit do te mbulohen teresisht prej tyre?!) si dhe njelloj qetesimi te pakuptimte te qytetareve mbi nevojen “per te shternguar rrypin” per kete shkak… Ne fakt, pervoja jone dhe e vendeve te tjera qe jane perballur me sfida te tilla te fatkeqesive natyrore (edhe pse ne kete rast shkaku duket se eshte thuajse plotesisht njerezor – pasoje e korrupsionit shteteror) tregon se shtengimi buxhetor eshte i pashmangshem dhe se nevojitet te ndermerren veprime te arsyeshme qe ruajne ekuilibret makro-ekonomike si dhe nuk perkeqesojne me tej klimen e biznesit dhe nivelin e jetes ne vend. Ne rastin e qeverise tone, personalisht nuk i besoj deklarimet patetike se nuk do te rriten me tej taksat, se nuk do te rritet borxhi publik, se nuk do te preket ndihma ekonomike per shtresat ne nevoje, etj. apo me keq akoma kur shoh vendosmerine e qeverise se “do te vazhdoje te permbushe detyrimet dhe premtimet e saj per investimet e pakerkuara private ne sektorin publik ne formen e PPP-ve…”
Duke besuar se “nuk ekziston dreka falas” dhe as se “parate nuk rriten ne peme”, deshiroj t’i bej qeverise dhe Kuvendit disa sugjerime publike, te tilla si:
1) Te nderpritet diskutimi i buxhetit te shtetit ne Kuvendin e Shqiperise per te pakten nje periudhe tremujore. Kjo me qellim qe te finalizohet procesi i vleresimit te pasojave te termetit ne terren ne te gjithe vendin dhe te mund te behet nje bilanc i plote i burimeve financiare ne dispozicion nga donatoret (jo-buxhetore) si dhe te qartesohen parashikimet mbi rritjen ekonomike gjate vitit 2020.
2) Te pezullohet procedura per koncesionet ne proces ne formen e PPP-ve duke shtyre vendim-marrjen ndaj tyre mbas miratimit te buxhetit te shtetit per vitin 2020 te parashikuar me fillim te Marsit 2020. (kontrata te ngjashme ne vendet e BE-se zgjatin jo me pak se dy vjet nga fillimi i procedures perkatese).
3) Te filloje menjehere procesi i rishikimit te kontratave koncesionare ne formen e PPP-ve ne zbatim e siper me qellim pershtatjen e tyre me fuqine financiare te shtetit, rishikimin e parametrave te performances si dhe analiza e faktoreve te riskut (duke filluar me pakesimin e numrit te popullsise se vendit dhe prognozen e ketij treguesi).
4) Me qellim krijimin e lehtesirave te mundshme buxhetore, per koncesionin e “check-up”, duke marre parasysh qe eshte kontrate ne zbatim e siper dhe ne thelb sherben kryesisht per qellime studimore, propozoj qe kontrata te zgjatet nga 30 ne 150 vjet, me kushtin qe vleresimi (check-up) te kryhet jo cdo vit por njehere ne 5 vjet (nen regjimin e shkuar, nje vleresim i ngjashem kryhej vetem njehere ne 10 vjet). Keshtu kjo kontrate do te pakesoje peshen e pageses nga buxheti me disa dhjetera miliona Euro ne vit.