Të përulurit do të fitojnë nga kriza
Në këtë betejë me Covid-19, nuk do të fitojnë më të pasurit por ata që dinë të përshtaten dhe të përulen ndaj gjërave që vërtetë vlejnë. ”Përulësia, modestia, është fuqi dhe mendoj se disa njerëzve i duhet”,-shprehet Gary Vee, sipërmarrës dhe CEO i VaynerMedia. Ipyetur për disa këshilla që do të ndihmonin njerëzit në ditë si këto, u shpreh se e vërteta është se ndonjëherë njerëzit vendosin paranë mbi shëndetin dhe lumturinë dhe ky është padyshim një gabim i madh.
”Realitetin dhe luksin që posedon mund ta pakësosh, mund të shesësh shtëpinë dhe të marrësh me qira një apartament nëse e sheh që po humbet. Perspektiva ka rëndësi, kjo është jeta, është e gjatë dhe e vërteta është se askush nuk do të humbasë financiarisht, por në fakt, harrojmë që është shumë më mirë të jemi gjallë. Edhe nëse nuk kemi aq shumë para, perspektiva është e rëndësishme. Përulësia është e plotfuqishme dhe ca njerëzve ju duhet se s’bën”.
Një tjetër këshillë po aq e rëndësishme e tij ishte të qënit krijues në çdo lloj situate. ”Ka kaq shumë mundësi. Po flisja më dikë që deri dje bënte kostume për Grammy dhe sot krejt papritur po qep maska dhe po fiton ca dollarë më shumë. E vërteta është se gjithmonë mund të jemi krijues. Njerëzit e duan kapitalizmin dhe sipërmarrjen kur është e thjeshtë, por kur vështirësohet nisin të qajnë e ankohen. Harrojnë se ti i ke gjërat nën kontroll. Mund t’ja fillosh nga llogaria jote e Instagram-it ose e Tik-Tok, mund të bësh gjëra të ndryshme në YouTube duke ndryshuar rrjedhën e biznesit tënd sipas situatës. Fokusohuni në atë që mund të bëni, jo në gjëra që s’i keni në dorë”.