“Të q*** median tate, na lanë pa gjumë motërq***”, dalin pamjet skandaloze nga dhuna e policisë tek Teatri

Gazetari Ariglon Pali ka publikuar pamjet ku dëgjohet qartë dhuna e pòlicisë ndaj mediave gjatë aksionit për shembjen e Teatrit Kombëtar. Në videon që postoi në rrjete sociale, dëgjohen qartë fjalët bánale që përdorin efektivët teksa ushtrojnë dhùnë mbi të.

Pjesë nga biseda
Policia: Të q***median tate. Futu futu, prángat. Vëri prángat. Vëri prángat, lidhe me një dorë, lidhe qenin.
Gazetari: Ti fshi unë videot. (Dëgjohet një zë që thotë fare.)
Polici: Na lanë pa gjumë këta motërq**a.

Polici 1: o Gëzim, pse s’morët nja dy tre.
Polici 2: Po ku kishte vend më?
Polici 1: Po në bagazh.
Polici 2: Mos u mërzit se ka makina sa të duash.

Kur mbërritën në komisariat, dëgjohet që i thonë njëri-tjetrit që ti heqin prángat gazetarit të shoqëruar, por të mos ia japin telefonin. Përveç kësaj, bisedojnë me njëri-tjetrin dhe përdorin gjuhë fyese ndaj artistëve e aktivistëve duke thënë: “Na lanë pa gjumë motërq….”

Fax News -Shembja e TK, del regjistrimi i komunikimit të policisë me gazetarin e shoqëruar

SHKARKO APP