“Të rrisësh fëmijët e rritur” – Ja rezultatet e sondazhit amerikan!

Prestigjiozja “ New York Times ”  ka publikuar një sondazh që hedh dritë mbi aplikimet për punë të “fëmijëve të rritur”. Sondazhi tregon se çfarë janë në gjendje të bëjnë prindërit për të parë fëmijët e tyre duke u rritur profesionalisht.

Në anketim morën pjesë 1.500 prindër amerikanë të fëmijëve të rritur përkatësisht nga mosha 18 deri në 28 vjeç. 14 përqind thanë se ju kanë diktuar fëmijëve se çfarë karriere duhet të ndjekin, rreth 11 përqind deklaruan se kontaktojnë me punëdhënësin e kur fëmijët e tyre hasin vështirësi në punë, ndërsa 16 përqind pranuan se kanë plotësuar të paktën një pjesë të aplikimit për punë të fëmijës.

“Kur e teprojmë me ndihmën që u japim fëmijëve, në momentin që heqim dorë ata ndihen të braktisur dhe të humbur” tha për “Quartz” Julie Lythcott-Haims, autorja e librit “Si të rrisësh një të rritur”. Sipas studimit, dëshira për t’i ndihmuar fëmijët, në më të shumtën e rasteve, jep efektin e kundërt tek ata.

Burimi: Quartz

SHKARKO APP