“Të shitur nga prindërit”, njihuni me liqenin ku 20 mijë fëmijë punojnë si skllevër
“Të shitur nga prindërit e tyre, rreth 20 mijë fëmijë punojnë në liqen si skllevër të peshkatarit që e quajnë ‘master’”.
Nën temperaturat e nxehta dhe diellin përvëlues, djemtë janë të detyruar që të dalin çdo ditë për të peshkuar në liqenin Volta në Ganë. Secili prej tyre është blerë nga i njëjti peshkatarë për të punuar si skllav i tij.
“Çdo mëngjes ne zgjohemi dhe shkojmë në liqen për të tërhequr rrjetat. Më pas heqim peshkun dhe përgatisim rrjetat tjera që hidhen për peshkim rreth orës 4 pasdite”, tha Adam për CNN.
Ai nuk e di moshën e tij, por duket se është 12 vjeç. Adam ka punuar për Samuel, burrin që e quan “master” për rreth 3 vite.
“Nuk dua të jem këtu. Dua të shkoj në shkollë, por jam i detyruar të jem këtu”, shtoi djali.
Adam është një prej 20 mijë fëmijëve që qëndrojnë në liqenin Volta, për të cilët Organizata Ndërkombëtare e Punës raporton se punojnë si skllevër.