Teknologjia e karikimit të makinave elektrike në 10 minuta

Një teknologji e re që lejon ngarkimin e baterive të automjeteve elektrike në 10 minuta u zhvillua nga startup-i Chakratec. Zgjidhja që ka të bëjë vetëm me stacionin e ngarkimit është ekologjike, jo kimike, jo toksike dhe jo ndotëse.

Sistemi i ruajtjes së energjisë kinetike nëpërmjet volantit lejon një shpërndarje të gjerë të stacioneve të ngarkimit të automjeteve elektrike (EVCS) edhe në zonat rurale dhe në rajonet me një rrjet të dobët të energjisë elektrike.

Kur një makinë është e gatshme për t’u rikarikuar, energjia nga volanti ndryshohet në energji elektrike. Teknologjia më e mirë e ngarkimit të shpejtë sot merr 40 minuta për të rimbushur një bateri të ulët. Me këtë teknikë automjeti mund të ngarkohet në vetëm 10 minuta.

CEO i Chakratec, Ilan Ben David, gjatë një interviste, shpjegoi: ”Një ngarkues normal i shpejtë mund të karikojë 20 makina në ditë, kështu që serbatori duhet të mbushet dhe të shkarkohet 20 herë në ditë. Pas disa muajve, bateritë duhet të zëvendësohen. Në anën tjetër, një stacion që përdor teknologjinë e Chakratec, mund të zgjasë deri në 20 vjet me një kosto që është 70% më e ulët”.

Për të mos lënë shoferin në pritje të rimbushjes, çdo stacion ngarkimi i mundësuar nga Chakratec përfshin disa pika rimbushje. Sistemi ofron një shërbim të besueshëm dhe me cilësi të lartë. Startup-i izraelit, i themeluar në vitin 2013, po futet në treg në Europë dhe planifikon të ketë konsumatorët e tij.

SHKARKO APP