Telefonata surprizë e vogëlushes Noemi për policinë (Video)
Një telefonatë e veçantë ka mbërritur në drejtorinë e policisë së Viterbos në Itali.
Një vogëlushe me emrin Noemi ka telefonuar duke falenderuar forcat e policisë për përpjekjen që po bëjnë për të mbrojtur banorët nga rreziku i infektimit të virusit.
“Dua të ju falenderoj thotë vogëlushja pasi cdo ditë kaloni nga një rrugë në tjetrën, duke i thënë qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi, edhe pse disa prej tyre nuk i respektojnë rregullat. Ju jeni të mrekullueshëm e faleminderit dhe mjekëve që po bëjnë një punë të madhe për të shpëtuar njerëzit e sëmurë.”
E forcat italiane të rendit i janë bashkuar thirrjes së Noemit duke falenderuar ekipet mjekësore kudo që ndodhen në këto çaste të vështira për vendin.
“Ju ftojmë të gjithë të qëndroni në shtëpi e fëmijëve plot dashuri u themi luani në shtëpi e se shumë shpejt do të takohemi në rrugë, do të përqafohemi, do të bëjmë fotografi e do të kalojmë mjaft moment së bashku”, është komenti që ka ardhur nga autoritete policore italaine pas kësaj telefonate surprizë.