Teoritë konspirative mbi vaksinën e Covid-19, njëra se do të na spiunojë tek qeveria. Facebook merr këtë vendim

Në rrjetet sociale qarkullojnë shumë teori konspirative mbi vaksinën ndaj Covid-19. Një ndër kryesoret është se me vaksinën, njerëzve do t’u futet në trup edhe një mikroçip, me anë të të cilit qeveria do t’i spiunojë.

Facebook do të fshijë nga platforma e tij çdo postim që është kundër vaksinimit, ndërkohë që bota po përgatitet për të marrë dozat e para të vaksinës së Covid-19.

Kështu Facebook ka nisur fshirjen e çdo informacioni mbi koronavirusin që e konsideronte të rrezikshëm. Nga muaji mars e deri në tetor, rrjetet sociale Facebook dhe Instagram, kanë hequr mbi 12 milionë postime lidhur me Covid-19.

SHKARKO APP