Tërmeti rrëzoi kullën, shqiptari nga Anglia u dhuron shtëpi

Gazetari i emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” Ferit Lika bisedoi edhe me Ernestin, banesa e të cilit është shembur nga tërmeti.

Djali thotë se ka parë tmerr me sy. “Kapa vëllain dhe babin duke i zvarritur, ishte shumë e vështirë, na sollën çadrën, brenda nuk futemi se kemi frikë. Unë jam në klasë të 9. Ne po ikim diku jam shumë shumë i lumtur”, -thotë Ernesti.

“Ne do të shkojmë në një shtëpi në Bulqizë dhe ajo shtëpi do të jetë e juaja” i thotë gazetari.

Banesa e rë në qytetin e Bulqizës është dhuruar nga një shqiptar i cili banon në Angli por dëshiron të mbetet anonim. Vendlindja e emigrantit shqiptar është pikërisht Bulqiza. Dëshira e tij ishte që në banesën e tij t’ia dhuronte përmes emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” një familje të prekur nga tërmeti.

Stafi i emisionit plotësoi dëshirën e shqiptarit me zemër të madhe. “Këtu ndihem sikur kemi rilindur. Jam kaq e lumtur, ne nuk jemi mësuar me këto kushte” thotë Drita ndërsa kryefamiljari thotë se ndihet si në ëndërr; “se vdisja e dija por kjo shtëpi qenka ëndërr”, -shprehet ai.

SHKARKO APP