Termeti si “fat”, 1.15 mld euro si sfide
Nga Edmond Arizaj
1) Me “dhimbje dhe inat”, por duhet pranuar se rezultati i konferences se donatoreve eshte merite e dashamiresise se shteteve karshi nje populli te vuajtur qe lyp ndihme (kontrast me “popullin” qe merr cmime larte e poshte per sheshe e menaxhime), Rames dhe te angazhuarve andergraund. Ne emer te atyre qe flene prej 3 muajsh ne cadra, i meritojne dafinat dhe triumfin
2) Problemi me i madh eshte perdorja mese njehere e fjaleve “kontroll”, “transparence”, etj te tilla, qe tregojne mosbesim. Duhet te kete nje strategji per kete, pasi dyshimet per abuzime jane maksimale
3) Me duket goxha e rendesishme te nenvizohet se jo te gjitha keto para jane DHURATA. Jo, ka aty edhe borxhe, edhe kredi, edhe ku di une ca terma te tjere qe i dine financieret. Fillimisht te ndahet sa eshte shuma “dhurate” dhe sa eshte shuma “kredi, borxh etj”, dhe pastaj nje transparence se me cfare interesi eshte dhene kredia dhe borxhi
4) Termeti i erdhi Rames si nje “fat” per levizjen e qeverise qe po kenetezohej dhe aq me shume “faktorizimin” e tij dhe qeverise edhe nepermjet viktimizimit ne Europe e Bote. 1.15 miliarde eurot po i vijne si nje sfide. Kjo eshte beteja e tij me e madhe ku duhet te provoje pastertine. Ne rast deshtimi me menaxhimin e ketyre parave, nuk besoj se do e ndihmoj asnje koke e prere.
5) Opozita duhet te gjeje urgjent nje menyre per te pasur syte e saj te kontrollit ne kete menaxhim. Opozita qe drejtohet nga Basha e kam fjalen. Ndoshta dhe vete Rama duhet te kete disa vende bosh tek “organi i transparences” per opoziten, median, e ke te mendoje ai. Realisht 1.15 miliarde jane shume dhe eshte nje pergjegjesi e madhe perballe gjithe miqve dhe dashamiresve te Shqiperise. Ajo fjala qe thuhet aq thjesht “ndonje abuzim edhe mund te kete” s’duhet te egzistoje.