Tërmeti trondit Rodosin dhe bregdetin turk

Një tërmet me magnitudë 4,4 në shkallën Rihter ka rënë në orën 12:06 pas mesnatës në zonën detare midis Rodosit në Greqi dhe bregdetit turk.

Fillimisht Instituti Gjeodezik i Athinës njoftoi se tërmeti ishte me magnitudë 4.6, por më pas e korrigjoj njoftimin dukë deklaruar se tërmeti kishte magnitudë 4.4.

Epiqendra e tërmetit ishte 50 kilometra në lindje të Rodos, me një thellësi prej 4.5 kilometrash. Lëkundjet e tërmetit u ndien në Rodos dhe në qytetet dhe fshatrat e Turqisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri më tani nuk ka raportime për persona të lënduar, apo për dëme materiale.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?