Termometri zbret nën zero, sinoptikanët tregojnë si ndyshon moti orët në vijim
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak raporton se situata meteorologjike me erë të fortë në këto momente, do të krijojë kushtet për kthjellime në orët në vijim dhe me rënie të mëtejshme temperaturash gjatë mbrëmjes.
Era veriore, do të humbë gradualisht forcën e saj, por përsëri në bregdet hera herës do të jetë e vrullshme, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 4.
Temperaturat negative gati në të gjithë vendin, do të krijojnë kushtet për ngrica në rrugë.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore -8ºC deri në 0ºC
zonat e ulëta -2ºC deri në 12ºC
zonat bregdetare -1ºC deri në 13ºC