Tetori rozë/ 1276 pacientë janë trajtuar me radioterapi në QSUT
1276 pacientë janë trajtuar me radioterapi në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës, nga të cilat 270 paciente me kancer në gji. Qeveria shqiptare ka siguruar mbulim 100% me herceptin për gratë që vuajnë nga kanceri i gjirit. Ndërkohë apelon gratë të mos e neglizhojnë kontrollin e gjirit. Tetori është muaji i luftës kundër kancerit të gjirit, për të rritur ndërgjegjësimin se beteja me këtë sëmundje mund të fitohet. Ministria e Shëndetësisë zhvillon një fushatë ndërgjegjësimi .