Thano: Basha e Rama bëjnë gola në emër të populizmit

Kryeredaktori i gazetës “Dita”, Adrian Thano, i njohur për analizat e sakta politike ishte i ftuar këtë të hënë në emisionin “A show” të Adi Krastës, ku komentoi shtyerjen e zgjedhjeve të 30 qershori.

Në një intevistë që u publikua në shumë organe mediatike në vend, Thano u shpreh se shtyrja e zgjedhjeve është diçka që ai e kishte parashikuar.

“Ajo që bëri presidenti Meta dje në fakt i dha sens asaj që kam menduar gjatë kësaj kohe. Zgjedhësit e Ramës janë tradhtuar vazhdimisht nga Rama. Në këtë rast, Rama këmbënguli se zgjedhjet do të bëhen më datë 30 qershor, ndryshe nga natyra e tij. Basha vazhdonte në vazhdën e tij se duhet rrëzuar Rama. Të dy bënin gola në emër të populizmit të tyre. Të dy e dinin se Meta do ta merrte këtë vendim. Të dy janë dëmtuar.

Rama është dëmtuar në elektoralin e majtë, kurse Basha e bën që të rrisë autoritetin. E dija se Meta do të shtynte datën e zgjedhjeve.  Të gjithë po luajnë një teatër të madh, për interesa të vetat. Ajo që pëson në fund është Shqipëria. Duket sasa më keq është Shqipëria, aq më mirë janë këta politikisht. Rama dhe Basha e dinë se s’do ketë zgjedhje më 30 qershor. Të gjithë politikanët shohin interesin personal”, tha Thano.

Adrian Thano gjithashtu theksoi se Shqipëria është në këtë gjendje për shkak të premtimeve të pambajtura nga Edi Rama.

“Të gjithë politikanët në Shqipëri mbrojnë interesat e tyre e jo të interesit. Ky teatër bën një ngecje të Shqipërisë, dëmton turizmin, dëmton ekonominë, shkatërron çdo gjë. Kam besuar se Shqipëria është këtu nga Sali Berisha, por jo më. Shqipëria është këtu nga mosmbajtja e premtimeve të Ramës. Tani zgjidhja është vetëm ika e Edi Ramës.”, vlerësoi ai.

Për Thanon, kryeministri Rama duhet patjetër të bëjë edhe testin e drogës dhe të bëjë publike rezultatin, për të treguar se është një kryeministër i përgjegjshëm.

Thano u shpreh: “Në shkrimin e gazetarit të Bild thuhej se Edi Raqma nuk pranon që të bëjë testin e drogës. Ne për këtë bëmë një shkrim redaksional, duke i bërë thirrje Ramës që të bëjë testin e drogës. Nëse e bën testin, Rama sqaron opinionin publik këtu dhe atë në Gjermani”.

SHKARKO APP