Thesaret e panumërta të Shqipërisë

Ky vend, që dikur ka qenë i izoluar nga bota për shkak të diktaturës së tmerrshme komuniste, tashmë është i hapur për turizmin.

Sipas operatorit turistik ‘Visit Europe’, rreth 3000 persona pritet që ta vizitojnë Shqipërinë këtë vit ndërsa në vitin 2020 pritet që të vizitohet nga 4500 turistë.

Pritet që vizitorët ta pëlqejnë shumë Shqipërinë dhe mund të mbeten të suprizuar kur të arrijnë në Berat për shembull.E rrethuar nga shkëmbinjtë, kështjella këtu shikon përtej qytetit të rrethuar nga malet dhe kodrat e mbuluara nga pemë ulliri.

Gurët e parë në këtë xhevahir të Shqipërisë, që vazhdon të jetë i banuar por i shkatërruar dhe rindërtuar disa herë gjatë shekujve, u vendosën 2,500 vite më parë nga Ilirët.Ky qytet piktoresk dhe Shqipëria i pret tashmë turistët me krahë hapur.

Por, edhe pse kanë kaluar 28 vite nga rënia e diktaturës së Enver Hoxhës, ky vend ka ende shumë problematika të pazgjidhura.

Sigurisht që tashmë është vendosur një demokraci parlamentare, por ky vend kandidat për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian mbetet i ngatërruar në vështirësi të panumërta.

Një krizë e re politike, korrupsion endemik, trafikim nga të gjitha llojet, krimi i organizuar dhe shumë çështje të tjera që po i largojnë të rinjtë nga vendi.

Sigurisht që duhet ende punë që ky vend të arrijë standardet ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe Durrësin, qytetin e dytë më të madh të Shqipërisë ku mund të gjeni hotele në breg të detit që jo gjithmonë i përmbushin standardet.

Disa hapa më tej mund të gjeni amfiteatrin që e kanë ngritur të krishterët, më tej disa kisha të vogla që ende vizitohen ditëve të sotme, dhe vazhdojnë të sjellin turistë.

Përkundër të gjitha këtyre papërsosmërive, Shqipëria do t’i kënaqë vizitorët me ndërthurjen e peizazheve të Mesdheut dhe të Lindjes, thesaret e panumërta dhe sidomos vendet e lashta.

Që nga rënia e komunizmit edhe në ditët e sotme në këtë vend vazhdon të respektohet kanuni, sidomos në veri.

Udhëheqësi jonë Laftari thotë ndërsa arrijmë në Krujë:

Këto ligje janë më të vlefshme se ato të Republikës.”

Gjithsesi, kjo nuk i bën banorët që të jenë më pak mikpritës. Kruja është shtëpia e Skënderbeut, heroit kombëtar.

Laftari shton më tej me krenari:

Në shekullin e XV ai i bashkoi princat shqiptarë dhe i bëri qëndresë ndaj Osmanëve për 25 vite.”

Tirana nga ana tjetër është një qytet i gjallë në të cilin janë ‘mbledhur’ njerëz nga e gjithë Shqipëria.

Në vitet e fundit popullsia e kryeqytetit është rritur nga 200,000 banorë në 1 milionë të tillë, pasi rënia e komunizmit u shoqërua me një eksod masiv nga zonat rurale në ato urbane.

Tashmë në këtë qytet po ngrihen ndërtesa moderne në të gjitha drejtimet, kryesisht në mënyrë të ‘rastësishme’, dhe mos u habisni nëse mbesni në trafikun e rënduar.

Në Tiranë mund të gjeni gjithashtu, Muzeun Kombëtar, Katedralet Ortodokse dhe Katolike, mund të vizitoni gjithashtu edhe Shtëpinë e Gjetheve nëse doni të ‘ndjeni’ horronin e diktaturës.

SHKARKO APP