Thumanë/Pacolli publikon fotot 3D të banesave që do të ndërtojë (FOTO)

Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka publikuar fotot nga projektet e banesave të reja që ai do të ndërtojë në Thumanë, e cila ishte dhe një nga zonat më të goditura nga tërmeti i 26 nëntorit. Siç shihet dhe në fotot “3d” e publikuara nga Pacolli në rrjetet sociale, banesat do të jenë tre kate. “Me një shpejtësi rekord përfundoi projekti i ndërtesave me apartamente moderne, që do të ndërtohen në Thumanën e goditur nga tërmeti rreth 3 javë më parë. Tani është çdo gjë gati për të filluar ndërtimi, i cili do të financohet komplet nga familja Pacolli, nëpërmjet fondacionit “Behgjet Pacolli”. Falënderoj të gjithë grupin që punuan në punët përgatitore dhe projektuese”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?