Thyhet rrjeti, Putin rrëzohet në pistën e akullit
Presidenti rus Vladimir Putin mendohet nga shumëkush si person i fuqishëm dhe i pathyeshëm. Mirëpo, ai duket se është “thyer” në pistën e akullit.
Putin u rrëzua teksa luante hokej, edhe pse njihet për karakterin e fortë dhe të akullt. Ai u rrëzua teksa përpara i ka dalë një pengesë. Menjëherë pas incidentit, lojtarë të tjerë iu afruan kreut të shtetit rus për ta ndihmuar.
Vladimir Putin shkaktoi këtë incident, në momentin që po përshëndeste të pranishmit në sallë. Ai nuk vuri re pengesën përpara vetes.
Russian President Vladimir Putin took a fall as he waved to the crowd during an ice-hockey game in Sochi. He scored eight goals during the exhibition match in what has become a yearly tradition. https://t.co/x0mN62qQoY pic.twitter.com/l6XCRrwsIB
— ABC News (@ABC) May 10, 2019