Ti i ke të gjitha, unë kam vetëm Fjalën

Nga Enkel Demi

Në fakt, i ka të gjitha. Nuk ka njeri në këto dhera të Perëndimit e Lindjes që të ketë aq shumë pushtet sa ai.

Ka qeverinë.

Ka pushtetin vendor.

Ka parlamentin.

Ka opozitën e re.

Ka prokurorinë.

Ka gjykatën.

Ka policinë.

Ka Shërbimin Informativ.

Ka paratë me biznesin, koncesionet, PPP-të.

Ka median.

Ka propagandën.

Ka “punëtoret e seksit” si ndërkombëtarët.

Ka partinë.

Ka enveristët.

Ka veteranët 60 vjeçarë të luftës.

Ka ëngjëj dhe tigra.

I ka të gjitha këto, por ka makth, se mos e mundin dhe ka shumë të drejtë të ketë frikë.

Unë kam vetëm Fjalën, sepse unë besoj që e para ishte Fjala, pra Hyji im.

Prandaj, unë do të fitoj, në mos sot, nesër, pasi nuk kam ngut. /27.al

SHKARKO APP