Tinka Kurti kujton mes lotësh aktorët e teatrit “Migjeni” që nuk jetojnë më

Mes emocioneve dhe lotëve, aktorja e mirënjohur Tinka Kurti në 70-vjetorin e Teatrit “Migjeni” kuijtoi kolegët e saj, të cilët tashmë nuk jetojnë më.

“Jam e vetmja që jetoj me krjmin e teatrit”, tha e emocionuar Tinka Kurti, ndërsa në sallë mbizotëronin duartrokitjet.

Tinka Kurti: I drejtor sytë nga salla dhe falënderoj gjithë pjesëmarrësit. Ndoshta do të çuditeni çfarë do të them. Edhe i shoh moshat e tyre dhe jam unë e vetmja që jetoj me krijimin e teatrit. 

Nuk mund të harroj Paulin Lacaj, nuk mund të harrohet Vitore Ujka, Antoneta Fishta. Pak ishim.

Ne e provuam të ishim aktorë sepse vetëm 8 u aprovuam, 8 asat. Mes tyre isha dhe unë, por e fundit, jo e para.

Kam pasur fatin të punoj me ata artistë, ata me kanë ushqyer me gji artin, ata më kanë dhënë dorën që mund të ecet në jetë, që të mos jem kurrë prapa. Sepse kam jetuar në teatër si gjysmë profesioniste për 5 vjet. I thosha vetes unë jam me këta dhe duhet të matem mirë. Pas 5 vitesh diçka ndodhi, ishte një moment shumë interesant dhe ndenjta në teatër. Kam qenë shumë e lumtur që kam punuar në këtë teatër dhe me këta aktor. Erdhën prapa gjithë ata aktorë të mëdhenj të mirë. Por unë kujtoj ata të vjetrit që mua më kanë ushqyer aq mirë.

SHKARKO APP