Tirana dhe sfida e pyllit orbital

Një projekt madhor është krijimi i një brezi të gjelbër që mbron Tiranën nëpërmjet pyllit orbital për ta kthyer edhe si park, por dhe si kufi për ndërtimet…

Nga Eduard Dukaj

Një bilanc statistikor i 24 Njësive Administrative të Bashkisë Tiranë evidenton tregues mjaftë cilësorë që do të ndikojnë në përmirësimin e mjedisit në metropolin shqiptar. Më konkretisht, mbjellja në vetëm dy muaj e më shumë se  dy mijë fidanëve pyjorë, jo vetëm në Parkun e Madh te Liqeni artificial, por në çdo rrugë, shesh apo park tjetër, është treguesi më sinjifikativ për tejkalimin e parashikimit të kryebashkiakut Veliaj për të mbjellur 2 milionë pemë në 15 vitet e ardhshme. Kjo ritmikë tejet inkurajuese, edhe për faktin se thirrjes të qytetarit të parë kryeqytetit, që kushdo që zotëron një makinë të dhurojë dy pemë, i janë përgjigjur jo vetëm bizneset dhe sipërmarrjet, por edhe përfaqësitë e huaja diplomatike në Tiranë.

Dhjetra personalitete të botës akademike, diplomatike, kulturore, letrare e sportive i kemi parë këto dy muaj përkrak kryetarit të bashkisë së Tiranës duke mbjellë pemë. Dhe nëse skeptikët, apo ata që deri para tre vitesh e lanë Tiranën në mjerim të skajshëm, me shkallën më të lartë të ndotjes në rajon, nuk nguruan dhe nuk ngurojnë të llomotisisn për “show mediatik” me mbjellje pemësh, bilanci statistikor i 24 Njësive Administrative të Bashkisë Tiranë është kundërthënia më e mirë për këta kritizerë të pandreqshëm.

Nëse deri para tre vitesh ndotja e ajrit në kryeqytet ishte një nga problemet më shqetësuese për çdo qytetar, falë përkushtimit maksimal qytetar të kryebashkiakut Veliaj, të stafit të tij dhe ndërmarrjeve e agjencive në vartësi të bashkisë, por dhe bashkëpunimit shumë të fryshtshëm me donator vendas e të huaj, sot kemi tregues mjaftë më cilësorë në këtë drejtim. Kjo, si rezultat i masave të marra nga Bashkia e Tiranës që kanë sjellë një ulje të nivelit të ndotjes së ajrit, krahasuar me tre vite më parë.
Treguesi më i qartë është  Sheshi “Skëndërbej” i cili sot ka në përbërje të tij 35 mijë lule, 10 mijë shkurre dhe 5 mijë pemë dekorative, të cilat e kanë shndërruar këtë shesh në vendin ku organizohen aktivitete për gjithë shqiptarët brenda e jashtë vendit.

Një projekt madhor është krijimi i një brezi të gjelbër që mbron Tiranën nëpërmjet pyllit orbital për ta kthyer edhe si park, por dhe si kufi për ndërtimet. Një nga pikat më pozitive të këtij plani është dhe një riinventarizim i tokave bujqësore të Tiranë, që u bë për herë të parë në këto dy dekada dhe që sot hapësira e tokës së mbrojtur nga ky plan 5-fishohet.

Ndërkohë, krijimi i një brezi të gjelbër që mbron Tiranën nëpërmjet pyllit orbital për ta kthyer edhe si park, por dhe si kufi për ndërtimet është me të vërtetë një projekt madhor.

Përfshirja në këtë projekt e një mase të gjerë qytetarësh të moshave e profesioneve të ndryshme tregon gjithashtu vetëdijesimin e qytetarëve për domosdoshmërinë e rritjes së numrit të pemëve të mbjella në metropolin shqiptar, ku padyshim dhe dendësia e popullisë është më e madhe se në çdo qytet tjetër. Pikërisht këtu konsiston dhe projekti i pyllit orbital, i lidhur ngushtësisht edhe me edukimin e ndërgjegjësimin mjedisor të qytetarëve.

Kësisoj, Bashkia e Tiranës po i kushton një rëndësi të madhe Parqeve Rekreative, Gjelbërimit, Pyjeve, Liqeneve, Kurorës së Gjelbër, Zonave të Mbrojtura, Ambientit dhe Aktiviteteve në Natyrë. Në funksion të këtij qëllimi madhor, një nga vendimet e para të Kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj dhe Këshillit Bashkiak ishte themelimi në tetor 2015 i Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, e para e këtij misioni për qeverisjen vendore në Shqipëri. Planifikimi, zhvillimi dhe menaxhimi i zonave rekreative, edukimi mbi biodiversitetin dhe zhvillimin e qendrueshëm si edhe fuqizimi i aktiviteteve të çdo moshe me avantazhe për shëndetin dhe cilësinë e jetës janë sfidat e APR.

Ndërkohë edhe tre vite pas krijimit të kësaj Agjencie, Bashkia e Tiranës vazhdon me intensitet të lartë projektin e mbjelljeve të pemëve dhe të krijimit të Pyllit Orbital.

Pikërisht kjo ambicje dhe ky përkushtim ka bërë që sot Tirana të jetë një qytet më i pastër dhe më i jetueshëm. Qoftë dhe implementimi i projektit të mbjeljjes së pemëvë ka inkurajuar dhe po krijon një kulturë të re te qytetarët për mbrojtjen e mjedisit dhe gjelbrimin e mëtejshëm të hapësirave të kryeqytetit. Ky angazhim qytetar dhe kjo strategji e re e edukimit mjedisor reflektohet dukshëm në përmbushjen e premtimit për të mbjellë minimalisht 1 mijë pemë në çdo muaj .Ketij aksioni te rendesishem ju bashkuan njesite administrative,ku secila nga njesite ka mbjell peme fale konrtibutit te gjithe administratoreve dhe stafeve perkatese po ashtu dhe me mbeshtetjen e donatoreve qe kane shprehur gadishmerine per tju bashkangjitur nismes se kryetarit. Ky ndryshim duket edhe në faktin se në qoftë se ecje në rrugët e Tiranës, aty ku ka pasur shumë gropa që prisnin pemën e tyre, sot i shikon që janë zënë me pemë. Mbjellja e pemëve ka vazhduar dhe vazhdon ritmikisdht edhe në hapësirat rreth shkollave, edhe në hapësirat dhe sheshet rreth lagjeve. Vazhdimi me këtë ritëm, është garanci që në fund të këtij mandati të kryebashkiakut Veliaj, Tirana të ketë 50 mijë pemë të reja.

Ndikimi është i dukshëm edhe në aspektin e edukimit mjedisor. Te masa e gjerë e qytetarëve po krijohet bindja se mjedisi është një pasuri e përbashkët, e cila nuk na përket vetëm ne por edhe brezave të ardhshëm. Edukimi mjedisor po konsiderohet çdo ditë e më shumë, edhe në shkollat e kryeqytetit si një faktor tejet i rëndësishëm për ta mbrojtur këtë pasuri të çmuar që na ofron natyra.

Po ashtu, përfshirja në këtë projekt madhor e agjencive të huaja, lokale që funksionojnë me këtë mentalitet duket se ka prodhuar një rezultat të prekshëm për qytetarët, për mënyrën se si mund të avancohet më shpejt. Në këtë kuadër është evident Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dhe përfaqësia e OKB-së në Tiranë që i kanë dhuruar Bashkisë së Tiranës 2 pemë për çdo makinë që zotërojnë dhe përdorin në Tiranë, të cilat janë mbjellë në Parkun e Madh të Liqenit Artificial. Është inkurajuese gatishmërinë e shprehur nga këto organizma ndërkombëtare për të kontribuar në mbjelljen e pemëve si një masë edhe për të patur një mjedis më të pastër dhe të jetueshëm në Tiranë.  Nisur nga ky shembull frymëzues dhe inkurajues, është e rëndësishme që të ecet me këtë ritëm dhe kësaj nisme t’i bashkohen të gjithë ata që kanë një makinë apo edhe çdo qytetar që kërkon që t’u lërë fëmijëve të tij një qytet më të pastër.

Tashmë Pylli Orbital, që do të rrethojë gjithë Tiranën me gjelbërim, ka nisur të lërë gjurmën e tij në metropolin shqiptar. Rritja e numrit të pemëve të mbjella është një tregues shumë pozitiv në një qytet si Tirana. Implementimi i këtij projekti madhor do të ketë impakt shumë pozitiv në përmirësimin e cilësisë së ajrit, por dhe estetiken e qytetit.

Aktualisht në Tiranë po mbillen me qindra mijë fidanë të rinj, megjithatë duhet investuar edhe në qindra mijë nxënës dhe të rinj në mënyrë që të kemi një vend sa më të pastër, me një të ardhme me standarde mjedisore europiane.

SHKARKO APP