Topalli: Votat tona nuk janë për Edi Ramën

Jozefina Topalli, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” nga Ylli Rakipi në MCN TV, ka bërë një deklaratë të bujshme, duke thënë se votat e partisë së saj do të shkojnë për të djathtën, pas 25 prillit, por me kushtin që të negociohet emri i kryeministrit, pra ai të mos jetë Lulzim Basha. Topalli deklaroi se votat e “Lëvizjes për Ndryshim” nuk do të shkojnë për Ramën, por vetëm djathtas.

“Mandatet do ti çojmë djathats për nje kryeministër që nuk është as Rama, as Basha as Meta. Votat tona shkojnë djathtas, largohet Rama. Do të negociojmë për emrin e kryeministrit, të mos jetë i korruptuar.

Jemi në fillim të procesit, për të krijuar një klasë të re politike”, tha ndër të tjera Topalli.

SHKARKO APP