Trajtimi i minoriteteve

Nga Nexhat Merxhushi

Kur flasim për Minoritetet, kemi çfarë të japim dhe të marrim nga njëri-tjetri. Por çfarë mund të marrim nga fqinji ynë Jugorë, Greqia! Në radhë të parë, tëna tregojë se si zhduken Minoritetet nga një vend, apo si trajtohen ata në një vend, që ka Minoritete. Ashtu si jemi në Botë shembull për tolerancën fetare, shqiptare janë shembull dhe në trajtimin e Minoriteteve dhe sidomos të Minoritetit Grek në Shqipëri. Përse sot ankohen me të madhe se po shkelen të drejtat e Minoritetit Grekë në Shqipëri? Dhe nga kush, nga ata minoritarë Grekë, që jetojnë në Shqipëri që kanë qenë, apo janë ministra, kanë qenë ose janë deputetë apo, Elita e OMON-ias, etj. Kryetari i OMON-ias thotë se minoritarët grekë, së bashku me partizanët shqiptarë dhe grekë luftuan kundër okupatorit nazifashist, kurse çamët bashkëpunuan me okupatorin. Unë do t’i përgjigjem me një dëshmi të historianit grek, Spiro Muselimi, që disa Minoritarë Grekë, të gënjyer nga Zerva, morën pjesë në Masakrat kundër çamëve dhe për këtë u shpërblyen, duke u vendosur në pronat e çamëve, kur Zerva i dëboi ata (çamët) me Genocid.

Vendosja e minoritarëve Grekë u bë në ato fshatra çame që ishin perla ekonomike ose turistike (si fshati Arpicë ose Perdhika), etj. Zerva, bile kërkoi nga Aleatët, të hynte me forca ushtarake në Shqipëri, gjoja për të mbrojtur minoritarët grekë, por ata nuk e lejuan, kurse ai (Zerva) ka hyrë në Shqipëri fshehurazi, me adujtantët e tij Kretas! Çamët nuk përqafuan urrejtjen karshi minoritarëve grekë në Shqipëri. Me ata krijuan miqësi shoqërore, bile edhe martesa, gjë që tregon se tejkalimi i urrejtjes do të vijë vetëm kur të gjithë shqiptarët çamë të kuptojnë se e ardhmja e fëmijëve të tyre është më e rëndësishme se urrejtja. Dhe kjo do të vijë vetëm atëherë kur të shpresojmë në drejtësinë e admirueshme nga ligji, por deri tani fajtorët nuk kanë treguar asnjë shenjë pendimi, në lartësinë e kërkesës “FALJE”. Kujdesi i qeverive shqiptare për minoritetin shqiptar çam në Greqi, pas shpalljes së Pavarësisë, nuk ka qenë në lartësinë e duhur. Ne, shqiptarët e Çamërisë, me gjithë shtypjen e egër dhe diskriminimin që bënë qeveritë e njëpasnjëshme greke, nuk pranuam asnjëherë të ndërrojmë kombësinë shqiptare. Mbaj mend, kur mblidheshin darkave komshitë çamë dhe bisedonin. Dëgjoja xhaxhanë tim, Malko Meten, që thoshte: “tek xhexheja (në Shqipëri) ka burra të vërtetë dhe trima. Ata na duan shumë neve. Xhexheja do të vi këtu-ja do ta shihni, etj.etj.”Ai thoshte kështu se kishte një dashuri për vëllezërit e tij shqiptarë, por vetë nuk kishte qenë asnjëherë në Shqipëri. Ai dhe të tjerë flisnin kështu edhe pse për këto mendime, thirreshin në Astonomi (polici) duke duruar rrahje ç’njerëzore. Çamët flisnin kështu edhe pse grekët na etiketonin si mbeturina të fundit të Islamit në Greqi ose turko-çam, ose turko Alvanos etj, thënie që nuk u vërtetuan asnjëherë. Këto thënie të grekëve qarkullonin në gjithë Greqinë edhe pse asnjë familje çame nuk dinte turqisht. Lidhja e Kombeve më 1925 vërtetoi se shqiptarët çamë nuk janë turq, edhe vetë Qeveria Greke e Eleftero Venizellos, pranoi ekzistencën e shqiptarëve çamë në trojet e tyre, Epirin Perëndimor.

Pra dashuria e shqiptarëve çamë për Atdheun Amë ishte e pakufishme. Do të tregoj një episode që ndodhi pas Masakrave të Zervës, në oborrin e shtëpisë burg të Sali Hafuzit, në kohën kur gratë dhe ne fëmijët, pas 6 muaj burg atje, do të na lironin: “Në oborr kishte vetëm gradhe fëmijë. Pas pak vinë aty dy oficerë Zervistë dhe një major Anglez me një Binokël. Fjalët e majorit anglez i përkthente oficeri zervist. Majori anglez na tha: Tani erdhi moment që ju do të ikni, boll ndenjët këtu, se ky nuk është vendi i juaj. Tani dua t’ju pyes: – ku doni të shkoni: në Australi, Egjipt, Itali apo në Shqipëri. Të gjitha gratë si me sustë u përgjigjën: NË SHQIPËRI.” Majori i hoqi Binoklin dhe u largua me shpejtësi duke thënë disa fjalë, i nervozuar. Këtë ngjarje e kam jetuar vetë.

E pra, këta ishin shqiptarët çamë me një dashuri të madhe për Atdheun Amë, me dhunën greke, qoftë me ligje diskriminuese, me përvetësim pasurie dhe më se fundi me Masakrën e Madhe Zerviste të 27 Qershorit 1944-1945. Atëherë pse u pritën si emigrant nga Qeveria komuniste, pse në vazhdim nuk i kërkoi llogari kjo Qeveri, Qeverisë Greke, për të zbatuar Reciprocitetin, por e mbylli këtë problem, duke mos e hapur më? Pati një përpjekje nga Qeveria e Zogut, kur Ministër Fuqiplotë në Athinë, nga Qeveria Shqiptare, shkoi Mithat Frashëri (3 Mars 1923). Ky Ambasador shqiptar i kërkonte Qeverisë Mbretërore, të zbatonte Reciprocitetin me Greqinë, por Qeveria mbretërore kishte merak të madh Minoritetin grekë në Shqipëri, ashtu si Qeveria e sotme shqiptare që e kanë në zemër këtë Minoritet. Qeveritë Greke duke marrë dhe duke mosdhënë, avash, avash arritën deri në Himarë. Në asnjë dokument shqiptar dhe Ndërkombëtar, Himara nuk përfshihet në Minoritet. Vetë grekët, dashamirësit e tyre, organizatat fashiste (si Agimi i Artë) Lobi greko-amerikan në Amerikë, etj. Kisha orthodokse Greke, pretendojnë se Himara është e himariotëve, sepse aty banojnë orthodoksë dhe se detyra e Qeverisë Greke është, që të mbrojë të drejtat e orthodoksëve kudo që janë.

Disponoj dokumente nga konsullata shqiptare në Korfuz, ku Qeveria Greke merr studentë shqiptarë nga Himara në Internatin Kombëtar Grekë (Ethnikon Ikotrofion) me bursë nga Qeveria Greke për të ngjallur tek ata dashurinë për Greqinë, e cila i ndihmon se u vjen keq si orthodoksë të mirë, që i luten Zotit.K ur konsulli jonë në Korfuz Qemal Beu i pyeste se çfarë jeni ju, ata përgjigjeshin: Vimë nga Shqipëria dhe këtu na thonë se jeni Vorioepirotë.

Veprimtaria e Ministrit Fuqiplotë shqiptar zotit Mithat Frashëri në Athinë dhe e Konsullit shqiptar në Korfuz Qemal Frashëri, sidomos në kohën e Andallajisë, është për t’u lavdëruar.Për këtë ka dhe dokumenta, që shtypi Grekë i kohës, i citon. Sipas një bisede private që Qemal Frashëri bën me përfaqësuesin Turk, caktuar nga Qeveria Turke për Andallainë zotin Fuat Beu, ky i fundit i thotë Qemalit: “Marrëveshja Turko-Greke për shkëmbimin e popullsisë ka caktuar të këmbehen deri 5000 shpirt musilmanë cam. Por unë kam fuqi të shtoj ose të paskësoj nga ky numër. Ata cam që duan të këmbehen, e bëjnë këtë nga trajtimi i keq që u bën atyre Qeveria Greke. Ne na vjen keq se ata janë musilmanë, por më kollaj turqizohet njëCinli, por kurrë një camë.”Pati dy propozime nga dy delegatë turk dhe grekë për caktimin e fshatrave që do të këmbeheshin. Delegati Grekë Tocos Floridhi propozonte 9 fshatra, kurse delegate turk Fuat Beu 15 fshatra. Është për të vënë re se në propozimin e delegatit Grekë, kishte më shumë shtëpi shqiptare musilmane came, deri 300 familje. Qëllimi ishte që të përzinin sa më shumë musilmanë shqiptarë cam. Këto propozime nuk u zbatuan plotësisht.Me shkresë me nr.prot.15/8 dt.25.01.1926 Mithat Frashëri u interesua për disa të burgosur cam në Korfuz, pa ndonjë shkak.Më vonë këta të burgosur u liruan.

Qeveria e Zogut më 1 Qershor 1928 nëpërmjet Ministrit të Jashtëm të Përkohshëm shqiptar, Hil Mosi, i dërgon një letër sekretarit të Përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve, Sir Eric Drummond, ku shprehej për regjistrimin e dy çështjeve për shqiptarët e Camërisë në Gjenevë. Më vonë Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, zoti Vrioni i kërkoi këshillit të Lidhjes së Kombeve, regjistrimin e këtyre dy çështjeve në sesionin e 50-të. (Po aty faqe 60) Përfaqësues nga Shqipëria u caktuan Mehdi Frashëri dhe Xhaferr Vila, u hap fjala se Shqipërinë në Gjenevë do ta përfaqësonte Italia. Përfaqësuesit shqiptarë, me të arritur në Gjenevë më 23 Maj 1928, deklaruan :”Kemi ardhur këtu si përfaqësues të një shteti të lirë dhe Sovran.” (Po aty faqe 61)Natyrisht vendimi u legalizua në favor të Greqisë, por Mediat Evropiane i bën jehonë këtij evenimenti.Gazeta Zviceriane “Jurnal de Geneve” gazeta javore e Londrës “TheNear East and India” përligjën pozicionin e Tiranës në lidhje me camët.(Po aty faqe 69). Dhe autori Grekë i librit “I Camidhes” Dhimitër Mihallopullos, për këtë problem, shkruante: “Tirana zyrtare donte të shfrytëzonte Podiumin e Gjenevës për të ringritur në nivel Ndërkombëtar cështjen e musilmanëve të Camërisë, për të fituar zhdëmtimin që do të përfitonin camët për pasuritë e tyre.” (Po aty faqe 69-70) Dhe Parlamenti shqiptar i asaj kohe fliste për këto pasuri të camëve: Deputeti i Parlamentit shqiptar i vitit 1925 Xhaferr Ypi, thoshte me zë të lartë në foltoren e Parlamentit të atëhershëm:

“Në rast se kjo pasuri do të vihej në dorë të shqiptarëve, shteti ynë, siguronte 10 milion fr.ar ne vit.” “Nuk është normale për Shqipërinë, që quhet dhe në Kushtetutë shtet sovran, të pranojë miqësi me një vend, i cili ka zhvatur ¼ e territorit shqiptar dhe gjithë pasuritë e tyre.”

Kohët e fundit ka një sensibilizim të Qeverisë Rama për të mbajtur ndezur këtë problem Madhor Kombëtar, Çështjen Çame. Sensibilizimi sa më i shpejt i këtij. Problemi është i domosdoshëm. Ashtu siç thotë dhe analisti, historiani, hulumtuesi Anglez Xheims Petifer dhe Grupi Ndërkombëtar i krizave; “Çamët thonë, o sot, o kurrë, sa janë gjallë dhe ata pak të moshuar që kanë mbetur.” Përsa thamë më sipër, Qeveria e Zogut, nëpërmjet përfaqësuesve të saj në Athinë dhe Korfuz, duke kërkuar me forcë pranë Qeverisë Greke shkeljen e të drejtave të popullsisë shqiptare çame në Greqi, mbrojtjen e kësaj popullsie ja tha, duke zbatuar Reciprocitetin Qeverisë Greke në sy dhe jo duke lypur si lypsarë. Këtu nuk është fjala për të mbrojtur Mbretërinë shqiptare të asaj kohe, por disa të vërteta ekzistojnë dhe këto janë disa kujtesa për Qeverinë e sotme, mbasi ka marrë përsipër një Mision të rëndësishëm për Çamërinë. I thamë të gjitha këto se Greqia nuk është e aftë të na japë leksione për mbrojtjen e të drejtave të Minoriteteve. Ajo shkon kundra rrymës kur kërkon një shtet të pastër etnik. Kjo është çudia më e madhe që ekziston në Botë, në një kohë kur shtetet e pastra etnike janë një utopi por, që vetëm Greqia e zbaton.

SHKARKO APP