Trajtimi i organizmit pasi kemi kaluar Covid-19. Flet Ylli Merja
Gjendja e shëndetit pasi kalon Covid-19 ka nevojë për një kujdes të veçantë. Organet më të prekura nga virusi janë kryesisht mushkëria, sistemi nervor apo dhe organe të tjera. I ftuar në “Vila 24” moderuar nga Androniki Kolka, specialisti i bimëve mjekësore, Ylli Merja ka sugjeruar oksigjenimin e trupit në ajër të pastër, qetësimin e sistemit nervor dhe rimëkëmbjen e energjisë trupore.
Në fazën kur jemi të sëmurë, sipas tij nuk duhet të ushqehemi me arrorë, por në kohën kur sëmundja ka kaluar, ne kemi nevojë të marrim përbërës nga arrat a bajamet. Më tej Merja këshillon çajërat bimore dhe gjumë për të rigjeneruar energjitë e konsumuara. Duke iu përgjigjur edhe shumë pyetjeve të ardhura më parë në rrjete sociale, Merja thotë se skaner apo të tjera ekzaminime imazherike, mund të bëhen kur temperatura vijon të jetë konstante prej ditësh.
Duke u ndalur tek kujdesi për fëmijët, Merja kërkon që prindërit të mos i veshin shumë trashë, por t’i lënë që fëmijët të kalisin antitrupat e tyre, madje ai sugjeron edhe çajëra me trëndafil të egër, pelin a rrënjë jamballi.