Traktori më i shpejtë në botë, vendoset rekord i ri

Guy Martin, ish garues motoçikletash dhe mekanik tashmë është bërë pjesë e librit të rekordeve me traktorin më të shpejtë në botë, i cili arrin një shpejtësi prej 217 km/h.

Traktori e mori titullin në fushën ajrore të Elvington në York, ndërsa kjo arritje u rendit zyrtarisht dhe në librin e rekordeve Guinness.

Traktori “JCB Fastrac Two” është dizenjuar dhe ndërtuar nga një grup inxhinierësh të rinj në kompaninë e prodhimit të makinerive bujqësore në Staffordshire.

Rekordin e mëparshëm për traktorin më të shpejtë në botë e mbante sërish JCB dhe ishte vendosur në qershor të vitit 2019.

SHKARKO APP