Tre mite të gabuara rreth bukurisë

Produktet e duhura do të zhdukin poret nga fytyra juaj

Pavarësisht se në treg ka qindra produkte që premtojnë se mund të fshinë ose zhdukin poret tuaja, është e pamundur. Poret janë pjesë strukturore e lëkurës suaj dhe është e pamundur të zhduken përfundimisht. Hera herës ato shfaqen më shumë në fytyrë pasi irritohen, por baza e tyre është gjenetike dhe s’mund të hiqen kurrsesi.

Prerja e shpeshtë e majave të flokëve i bën ato të zgjaten më shumë

Prerja e shpeshtë e flokëve ndihmon në flokë më të shëndetshëm, por s’ka asnjë lidhje me rritjen e tyre. Majat e djegura do të zhduken gjithashtu, por proçesi i rritjes nuk do të përshpejtohet.

Pasta e dhëmbëve ndihmon në pastrimin e akneve

Ky mit u bë shumë popullor pasi një pastë dhëmbësh është në sirtarin e gjithsecilit dhe duke qenë se ka elementë anti-bakterialë njerëzit mendonin të hiqnin aknet me të. Kujdes, pasi një trajtim i tillë mund t’ju çojë në infeksione, acarim dhe prishjen e pH të lëkurës.

SHKARKO APP