Tregon se është shtatzënë, Miss Univers Bolivia humb kurorën

Joyce Prado e zgjedhur në vitin 2018 Miss Univers Bolivia, ka humbur kurorën e saj sepse është shtatzënë. Sipas organizuesve të spektaklit të bukurisë 22-vjeçarja ka shkelur rregullat e konkurrencës, që kërkojnë të mos martohet dhe të mos lind fëmijë në periudhën që mban titullin.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 12345PreviousNext
Ky vendim nuk u prit mirë nga fansat e Joyce Prado. Në qershor të vitit 2018, 22-vjecarja u zgjodh Miss Univers Bolivia. Gjithashtu ajo përfaqësoi vendin e saj në spektaklin Miss Universi që u mbajt në dhjetor në Bangkok.

22-vjeçarja prej disa muajsh është e lidhur me modelin nga Paraguai Rodrigo Giménez dhe së fundi me anë të një postimi në Instagram ka lajmëruar se do të bëhet nënë për herë të parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?