Tregtari i pakicës fiton më shumë se fermeri

Për tre vite me radhë fermerët e Myzeqesë thonë se i shitën perimerët dimërore të stinës nën kosto, ndaj këtë vit mbollën më pak. Mungesa e prodhimit bëri që produkte si Lulelakra , preshi e qepa të dalin në treg me cmime të larta Prodhimi i lakrës ka qenë në nivel mesatar. Çmimi ka qenë i arsyeshëm. Por ne tregjet e qyteteve ky çmim shkon deri në 50 % i lartë.

Në Elbasan, speci e patëllxhani shkojnë deri në 300 lek, ndërsa preshi e lulelakra deri në 100 lekë. Për një pjesë të konsumatorëve kjo i bën perimet të papërballueshme. Përballë këtij fenomeni, ku tregtari i pakicës fiton më shumë se fermeri, ekspertet e bujqësisë vlerësojnë mungesën e funksionimit të mekanizmave të shtetit.

Mbjelljet e paplanifikuara dhe mungesa e cmimeve bazë, sikurse edhe mungesa e mekanizmave mbrojtës për konsumatorin krijojnë këtë situatë për fermerët dhe qytetarët Për pasojë herë prodhimi i fermerëve kalbet në ara e herë, konsumatorët pagujanë cmime të cmendura për produkte bazë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?