Tregu botëror i kanabisit pritet të fitojë 40 miliard dollarë nga shitjet deri në vitin 2024

Arcview dhe BDS Analytics kanë botuar raportin e bërë mbi tregun e kanabisit në vendet që e lejon ligji dhe vendet potanciale pro kanabizimit.

Rritja e tregut global të kanabisit vjen si pasojë e legalizimit në tregjet ekzistuese dhe vendet e reja duke futur ligje për përdorimin mjekësor.

BDS Analytics dhe Arcview thanë se Luksemburgu, Meksika dhe Zelanda e Re janë në ballë të legalizimit, së bashku me Korenë e Jugut dhe Tajlandën, të cilat së fundmi kanë miratuar kanabisin mjekësor. Në Afrikë, tre vende – Lesoto, Afrika e Jugut dhe Zimbabve, kanë programe zhvillimi të kanabisit. Këto vende dhe të tjera do të sjellin shpenzime jashtë Amerikës së Veriut në 5.8 miliardë dollarë deri në vitin 2024, nga 517 milionë dollarë vitin e kaluar, tha BDS dhe Arcview.

Legalizimi i kanabisit në shtete të tjera të SHBA-së, si dhe legalizimi i plotë në Kanada vitin e kaluar, hapi rrugën për më shumë kompani që të mund të rrisin më shumë para nga investitorët.

Kompanitë e kanabisit patën fitime deri në 14 miliardë dollarë vitin e kaluar, gjë që ishte më shumë se dyfishi i shumës totale të ngritur midis 2014 dhe 2017.

SHBA mbetet lider në aspektin e madhësisë së tregut të kanabisit. Tregu i kanabisit të SHBA pritet të rritet me 36 % këtë vit pas një rritje me 20 % nga viti i kaluar, i ndihmuar nga një numër i madh zhvillimesh.

SHKARKO APP