Tregu i sigurimeve – AMF: Rritet numri i dëmeve të paguara, shifrat arrijnë në 1.3 miliardë lekë

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka publikuar të dhënat e tregut të sigurimeve për periudhën janar-maj.

Sipas njoftimit, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën në fjalë kapën vlerën e mbi 6,7 milionë lekë, ose 7.61% më shumë se në periudhën janar – maj 2018. Gjatë periudhës janar – maj 2019, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 482,741 me një rritje 5.22% krahasuar me periudhën janar – maj  2018.

AMF tha se tregu vazhdoi edhe këtë periudhë të mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.19 % të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë përkatësisht sigurimet e Jetës me 7.23% dhe veprimtarinë e ri sigurimit me 0.57%. Megjithatë, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 40.25% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 59.75% të totalit të tregut. Dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve gjatë periudhës janar – maj 2019, , arritën në rreth 2,342 milionë lekë, ose 3.73% më shumë se në periudhën janar – maj  2018.
Për sa i përket primeve të sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar – maj 2019 arritën rreth 4,036 milionë lekë, ose 6.04% më shumë se në periudhën janar – maj  2018.

AMF tha se produkti MTPL e brendshme, pati një rritje prej 5.36% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 5.55% krahasuar me periudhën janar – maj  2018.
Gjithashtu, produkti Karton Jeshil në periudhën janar – maj  pati një rritje prej 12.25% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje e numrit të kontratave prej 47.43% krahasuar me periudhën janar – maj  2018 ndërsa produkti Sigurim Kufitar, për të njëjtën periudhë pati një ulje 12.07% të volumit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar – maj  2018. Numri i kontratave gjithashtu u ul me 11.21%.

AMF tha se për sa i përket primeve të sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar – maj 2019 arritën rreth 2,718 milionë lekë, 10.01% më shumë se në periudhën janar – maj  2018. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u ul me 2.22% krahasuar me periudhën janar – maj 2018. Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës gjatë periudhës janar – maj 2019, patën rritje me 7.78% kundrejt periudhës janar – maj  2018. Nga ana tjetër, portofolat e pronës, përgjegjësive, garancive të cilat gjatë periudhës janar – maj  2019 siguruan mbi 1,008 milionë lekë të ardhura në total. Vendin e parë e zunë zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë me rreth 69.94%, të pasuara nga sigurimi i përgjegjësi të përgjithshme civile me 18.97% të totalit.

Ndërsa në portofolin sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, gjatë periudhës janar – maj  2019, u vu re një ulje prej 28.00% e volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 5.81% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar – maj  2018. AMF tha se të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve dhe shëndetit, gjatë periudhës janar – maj  2019, arritën në rreth 578 milionë lekë, duke shënuar rritje prej 0.95% në krahasim me periudhën janar – maj  2018 dhe primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar – maj 2019, arritën rreth 488 milionë lekë, ose 12.91% më shumë se në periudhën janar – maj 2018.

Sipas njoftimit edhe pagesat e dëmeve të paguara bruto u rritën me 3.73% krahasuar me periudhën janar – maj  2018. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 1,319 milionë lekë, apo 56.33 % të totalit të dëmeve të paguara bruto.

/scan

SHKARKO APP