Tring organizon festën më të madhe të 1 Qershorit!

Tring, platforma e njohur televizive dhe një nga ofruesit më të mëdhenj të internetit organizuan një festë të paharrueshme me rastin e 1 Qershorit. Fëmijë të moshave të ndryshme mbushën ambientet e jashtme të Tring në një atmosferë të pazakontë por, të ftuarit special ishin fëmijet e Shtepisë së Fëmijës Zyber Hallulli.

Ndonëse festa e madhe e 1 Qershorit u mbajt në zonën e Kombinatit në Tiranë, pjesëmarrja e fëmijëve dhe prindërve ishte e madhe. Fëmijë nga Durrësi, Berati, Kruja, Elbasani por dhe nga Kosova, kishin ardhur për t’u argëtuar dhe për të takuar nga afër personazhet e tyre më të dashura të ekranit. Atmosfera e oborrit Tring vlonte nga organizimet e shumëllojshme. Këndi i Artistit Tak Fak, këndi i perrallave, këndi i gatimit, facepainting, bouncing game, kinemaja me filma dhe seriale nga kanalet e dedikuara për fëmijë: Tring Tring, Tip TV dhe Tring Kids, artistë nga cirku, lojërat e jonglerave dhe tullumbacat me forma ishin plot e përplot me fëmijë. Go kart, pista e madhe e makinave i shndrroi të gjithë në profesionistë. Shpejtësi, argëtim, xhiro, gara dhe shume emocion, për fëmijë të të gjitha moshave.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?