Tritan Shehu: Sistemi po degradon me shpejtësi në autokraci

Nga Tritan Shehu*
Sistemi yne po degradon me shpejtesi ne autokraci.
Lenia ne burg e kolegeve nga Librazhdi vetem se i “zune” rrugen Kryeminstrit, eshte nje tregues alarmi per drejtimin ku po shkojme.
Por nuk jane te vetmit, eshte dhe Florenc Hoxha e disa te tjere, qe mbahen pa asnje baze, vetem se protestuan.
Kjo nuk ndodh ne asnje vend te botes demokratike, ku protestat, demostrimi publik i kundershtise jane pjese e jetes se perditeshme.
Kemi pare presidente e drejtues te vendeve te fuqishme te “sulmohen” me veze, me boje, tu bllokohen rruget, tu vihen pengesa, etj, por askush nuk eshte burgosur, me se shumti nje gjobe e thjeshte.
Tek ne ky rregjim po implenton me te keqen, represionin, antidemokracine, duke marre modele dhe mbeshtetje nga autokracite e Lindjes.
Nqs shqiptaret nuk do te reagojne menjehere kjo mund tu ndodhe te gjitheve neser, kudo ku jetojne e punojne, ne universitete, spitale, redaksite e shtypit, medias vizive etj etj, ashtu sic po ndodh diku ne Lindje.
Ish-deputet i PD

SHKARKO APP