“Troket” dimri, zbardhet Dardha
Temperaturat e ulëta ditën e djeshme kanë sjellë edhe reshjet e para të dëborës. Në qarkun e Korçës, ka qenë fshati turistik i Dardhës ai që është zbardhur i pari. Pas borë, qarkullimi i makinave është vështirësuar disi.
Kujtojmë se nga dita e djeshme është vënë re një ulje e temperaturave në vend. Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit u ulën në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga -2°C mëngjesi në zonat malore deri në 17°C mesdita në zonat jugperëndimore.