Twitter vendos të mos fshi më mesazhet e politikanëve që shkelin rregullat e saj

Twitter po ndryshon politikën e saj për të zgjidhur një problem që e ka përndjekur platformën për vite; çfarë të bëj kur një figurë e shquar, si Presidenti Donald Trump, shkel rregullat e platformës, por mesazhi mbetet i interesit publik. Kompania e mediave sociale njoftoi të enjten mbrëma një seri të re rregullash rreth llogarive të politikanëve me shumë ndjekës, duke përfshirë futjen e një etiketimi që do të zbatohet për tweets nga figurat publike që shkelin politikat e kompanisë.

Njoftimi vjen pas shumë vite kritikash, veçanërisht nga demokratët, mbi lejueshmërinë e Twitter ndaj presidentit, kur ai publikon tweets që duket se shkelin rregullat e kompanisë. Twitter do të zbatojë këto udhëzime të reja për përdoruesit e verifikuar me më shumë se 100,000 ndjekës të cilët janë në poste qeveritare ose po konkurrojnë për pozicione politike. Nëse përdoruesit e kualifikuar si të tillë shkelin rregullat, platforma do t’u kërkojë njerëzve të klikojnë mbi mesazhin përpara se të mund ta lexojnë atë.

Sipas njoftimit të kompanisë, ekrani do t’i tregojë përdoruesve se “Rregullat e Twitter-it për sjelljen abuzive po zbatohen për këtë Tweet. Sidoqoftë, Twitter ka përcaktuar se mund të jetë në interesin e publikut që mesazhi të mbetet në dispozicion”.

Kompania tha se tweet-et e etiketuara që shkelin politikën e tyre nuk do të algoritmikisht prioritizohen në një përpjekje për të “arritur ekuilibrin e duhur midis mundësisë së shprehjes së lirë, nxitjes së llogaridhënies dhe reduktimit të dëmit potencial të shkaktuar“. Anëtarët e politikës publike mbi besimin dhe sigurinë në Twitter, ekipet ligjore dhe rajonale do të jenë ata që do të përcaktojnë se cilat tweets bien nën këtë udhëzues të ri.

Burimi: Euronews

SHKARKO APP