U bë i famshëm nga filmi i Leonardo DiCaprio, mbyllet plazhi tajlandez

Maya Bay, plazhi tajlandez që u bë i famshëm nga filmi i vitit 2000 me Leonardo Di Caprio “The Beach”, do të mbyllet deri në vitin 2021.

Plazhi që ndodhet në ishullin Ko Phi Phi Leh, u mbyll që qershorin e shkuar për katër muaj për shkak të ndotjeve nga erozioni që shkaktohej nga 5 mijë turistë në ditë që e vizitonin këtë ishull me varkë.

Hapja u shty deri më 9 maj, por autoritetet njoftuan se plazhi nuk do të hapet deri në vitin 2021, kohë që mendohet e mjaftueshme për t’i dhënë mundësi ekosistemit të kthehet në normalitet.

Kur të hapet, do të ketë edhe masa të reja për të kufizuar numrin e vizitorëve ditorë.

SHKARKO APP