U diagnostikua me sëmundjen e rëndë vetëm dy ditë më parë, aktivisti jep lajmin e trishtë për 8-vjeçaren
Vetëm dy ditë më parë themeluesi i Fundjavë Ndryshe, Arbër Hajdari dha lajmin e trishtë se një vogëlushe 8-vjeçare, rritur jetime ishte diagnostikuar me një sëmundje të rëndë.
Por vogëlushja nuk arriti që t’ja dilte dhe sot Hajdari konfirmoi lajmin e rëndë duke shkruar se “Elsa ndërroi jetë! “Zoti të bëftë prej banorëve të parajsës! Buzëqeshja jote, do të ngelet gjithmonë në zemrën time o e bukra ime!”
Poastimi i Hajdari vetëm dy ditë më parë, ku ndau historinë e dhimbshme të Elsës që tashmë ka ndërrua jetë.
Postimi i plotë 2 prill 2020
Kur më 27 tetor 2015 nisa aktivitetin Fundjavë Ndryshe, nuk arrija ta mendoja se ky do të ishte aktiviteti i parë i një nisme që do të merrte frymë sa herë ne do t’i jepnim dorën një njeriu në nevojë.
Ecëm ngadalë, por të sigurtë në një rrugë që as vete nuk e dinim se ku do të na nxirrte, një rrugë që na përballi me momente të vështira, drithërima vështrimesh dhe jetësh të skalitura në skamje, por që na fali dhe emocione të forta gëzimi, nga ato emocionet e vërteta që zgjasin një jetë. Në fund të ditës kur puna jonë ndalej, ne po kuptonim dalëngadalë se po arrinim të ndryshonim jetë njerëzish. Sot e them me bindje, jam shumë krenar për atë që mundëm të bëjmë bashkë. Jam krenar për të gjithë miqtë e kolegët që ndajmë sfida, jam krenar për të gjithë ju që na besuat.
Mes dhimbjes që më solli para syve gjithë rrugëtimin ynë në pak momente, dua të ndaj me ju një lajm të trishtë. Besoj se ju të gjithë e mbani mend Elsën. Elsën e vogël vetëm 8 vjeç, që na përloti me historinë e jetës së saj. Elsa që jetoi dhe u rrit me varfërinë, jetime pa babain e saj, mes halleve që i refuzuan fëmijërinë. Elsa që jetonte afër detit në Delvinë, por që detin nuk e kishte parë kurrë.
Menjëherë sapo na lajmëruan për rastin reaguam, të përlotur nisëm punën dhe i mundësuam Elsës të shihte detin, i mundësuam një fëmijëri si gjithë fëmijët e tjerë. I blemë një shtëpi, aty ku ajo nisi jetën e saj të re. E ndjeva thellë brenda meje çdo dhimbje që Elsa kishte kaluar, kur ditën e parë që e takova duke më parë me sytë e saj të kaltër mu afrua pranë zemrës. E ndjeva Elsën e vogël si vajzën time, një fëmijë që i kishte munguar babai dhe më trajon si të jem i ati i saj.
Sot dhimbja brenda meje është shumë e madhe. Vetëm dy ditë më parë Elsa u diagnostikua me një sëmundje shumë të rëndë dhe po lufton me jetën çdo sekondë. Çdo moment në mendje më vjen fytyra e saj e qeshur dhe e pafajshme. Mes trishtimit të një jete që pret të jetohet, dhe një sëmundje që nuk kursehet në jetët që merr Lus Zotin të jetë pranë kësaj fëmije në luftën e saj më të madhe! Sëbashku me stafin mjekësor po bëjmë maksimumin! Miqtë e mij, do ju kërkoja të lutemi të gjithë bashkë për Elsën që ajo të jetojë!