U lidh me gruan e shefit, i riu e pëson si mos më keq

Një shofer në Indi është verbuar, pasi u sulmua me acid në fytyrë si hakmarrje për lidhjen me gruan e shefit të tij.

Mjekët thonë se Gautam Kumar Choudhary, 30 vjeç ka humbur 90 përqind të shikimit të tij pas sulmit.

Ai ka akuzuar zyrtarisht personat që e sulmuan, të cilët sipas tij ishtin të paguar nga shefi i tij për ta rrahur dhe sulmuar me acid.

Dikaram Singh, një fermer me ndikim në rajon, punësoi Choudhary si shofer por ky i fundit u lidh me gruan e tij.

Pasi mori vesh gjithcka shefi i tij thuhet se ndërmori veprime mizore për t’u hakmarrë.

SHKARKO APP