UNICEF publikon librin si të ndihmojë femijët të përballen me COVID-19
Një libër me histori të reja që synon t’i ndihmojë fëmijët të kuptojnë dhe të përballen me Covid-19 është publikuar nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, në bashkëpunim me më shumë se 50 organizata humanitare.
Libri do t’i ndihmojë fëmijët “të kuptojnë dhe të fantazojnë këtë peizazh të ri dhe të mësojnë se si ata mund të ndërmarrin veprime të vogla për t’u bërë heronj në tregimet e tyre”, tha ajo.
Libri, i titulluar “Heroi im je ti, si fëmijët mund të luftojnë COVID-19!” , përmban krijesën fantazike Ario, i cili ndihmon fëmijët të kuptojnë se si mund të mbrojnë veten, familjet dhe miqtë e tyre nga koronavirusi, dhe si të menaxhojnë emocionet e vështira kur përballen me një realitet të ri.
Libri është realizuar për fëmijët e moshës 6-11 vjeç dhe është një bashkëpunim midis agjencive të KB, organizatave joqeveritare kombëtare dhe ndërkombëtare dhe agjencive ndërkombëtare të shëndetit mendor.
Deri më tani libri është përkthyer në 6 gjuhë dhe po punohet për tu përkthyer në 30 gjuhë të tjera.
Libri është në dispozicion në librari, në internet për të shkarkuar, dhe si një audiobook.