Ushqimet që duhen shmangur përpara gjumit

Një ndër rregullat kryesore për një gjumë cilësor, është kujdesi me ushqyerjen e tepërt. Ekspertët pohojnë se ngrënia përpara gjumit jo domosdoshmërisht luan rol në shtimin në peshë. Sipas tyre, ushqyerja në orët e vona prish gjumin.

Nuk duhet të hani ushqim të paktën 2-3 orë përpara fjetjes. Ky rekomandim bazohet në faktin se stomaku i një personi normal kërkon të paktën 2-3 orë për të shpërbërë ushqimin. Nëse njeriu shtrihet për të fjetur pa mbaruar këtë proces nuk do të bëjë një gjumë të qetë.

Stomaku do të nxitojë për të transferuar çdo mbetje të patretur ushqimore në zorrë që do të pengojë përthithjen e ushqyesve dhe tretjen e mirë.

Ushqimet që nuk duhen ngrënë përpara gjumit

Çokollata

Çokollata mund të jetë një burim i fshehur i kafeinës. Mjafton pak kafeinë që procesi i çlirimit të hormoneve të gjumit të ndërpritet dhe fjetja bëhet problematike.

Ushqimet me yndyrë

Qumështi, kosi, avokado, akullorja, gjalpi dhe arrorët nuk duhen konsumuar përpara gjumit. Djathi është më i keqi nga të gjithë, thonë ekspertët, sipas të cilëve ky produkt bulmeti ju lë pa gjumë.

Ushqimet me aciditet të lartë

Ushqimet pikante ose ato me bazë salcë domateje siç është pica duhen shmangur plotësisht përpara gjumit. Ato jo vetëm shkaktojnë urth por edhe ju lënë pa gjumë.

Alkooli

Alkooli mund t’ju përgjumë, por sërish do të jeni të pafjetur. Alkooli prish fazën REM të gjumit dhe falë tij do të rrotulloheni syhapur në shtrat.

SHKARKO APP