Ushqimet që e forcojnë shëndetin e femrave

Femrat kanë një numër të madh të nevojave të vlerave ushqyese dhe zgjedhja e ushqimeve e pijeve të duhura ka efekte pozitive në shëndetin e tyre.

Siç tregojnë studime të shumta, përzgjedhja e grupeve të caktuara të ushqimit e pijeve mund t’u ndihmojë ta përmirësojnë shëndetin dhe t’i parandalojnë sëmundjet e ndryshme.

Më poshtë i keni disa artikuj të cilët e përforcojnë shëndetin e femrave.,

Brokoli i lufton rrudhat

Brokoli është një perime e cila futet në kategorinë e “super ushqimeve” sepse zgjidhë shumë probleme shëndetësore.

Një gotë brokoli i përmban 100% të vitaminave kruciale për prodhimin e kolagjenit.

Kolagjeni ia jep lëkurës elasticitetin.

Gjithashtu brokolit janë të pasura me vitaminë A, e cila asiston në rigjenerimin e qelizave dhe ndihmon që qelizat e vjetra të lëkurës të zëvendësohen me të reja.

Hani ushqime me acide yndyrore omega-3 për t’i zvogëluar sëmundjet e zemrës

Ushqimet që janë të pasura me omega-3 janë të nevojshme për shëndetin e femrave, duke përfshirë zhvillimin e bebeve në mitër, por edhe për uljen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare.

Disa prej ushqimeve që përmbajnë omega-3 janë: tuna, sardelet, jogurti, qumështi, trofta, etj.

Uji me limon e shpejton metabolizmin dhe ndihmon në humbje të peshës

Uji me limon është shumë esencial për procesin e tretjes sepse, duke kaluar vitet, sasia e acideve në lukthin tonë zvogëlohet.

Një studim tregon se mbi 30% e femrave kanë gastrit atrofik, që nënkupton se kanë shumë pak ose s’kanë fare hiç acid lukthi.

Limonët janë të mahnitshëm për humbje të peshës sepse i kanë vetëm 12 kalori dhe ju furnizojnë me 30% të sasisë së rekomanduar ditore të vitaminës C.

Ndër tjerash, limonët e detoksikojnë mëlçinë dhe e luftojnë ndjenjën e urisë.

SHKARKO APP