Ushqimet që s’duhet t’i ndani kurrë, nëse po mendoni për një bebush

Një pjesë e mirë e grave heqin dorë nga alkooli dhe substanca të tjerë, kur mendojnë për një shtatzëni të afërt. Ky proces është më i thellë se kaq, sepse tek niveli i lartë i pjellorisë ndikon i gjithë stili ynë i jetës. E dini se ka një listë ushqimesh që rrisin nivelin e pjellorësë? Përveç stresit dhe mënyrës së jetesës, ushqimet luajnë rol shumë të rëndësishëm.

1. Avokado

Avokadot janë ushqim i mirë përsa i përket fertilitetit. Të pasura me vitaminë E, ndikojnë pozitivisht në gjendjen e mitrës.

2. Patatet e ëmbla

Kjo lloj patateje ndihmon në rritjen e progesteronit. Nëse jeni fanse e saj dhe e shijoni, mund ta përdorni në vend të bukës.

3. Salmoni

Salmoni është një prej ushqimeve më të mirë nëse po përpiqeni për një shtatzëni, falë Omega-3 në përbërje të tij. Vetëm kujdesuni të jetë mjaftueshëm i freskët dhe i përgatitur shumë thjeshtë. Mos harroni të shtrydhni pak limon sipër tij!

4.Sardelet

Një tjetër lloj peshku që duhet të jetë në krye të listës, pasi ndikojnë pozitivisht në fertilitetin e femrës.

5. Arrat

Të pasura në vitaminë E, vitaminë B, proteina dhe magnezium.

6. Shegët

Të pasura në antioksidantë, shegët janë fruti më i mirë për pjellorinë. Mos i ndani në asnjë ushqim!

7.Vezët

Vezët janë burim proteinash dhe ndihmojnë në rritjen e nivelit të pjellorisë. Koha më e mirë për t’i konsumuar është mëngjesi.

8. Panxharë

Nëse jeni duke menduar për një bebush, atëherë dietës suaj ushqimore s’duhet t’i mungojë në asnjë mënyrë panxhari i kuq.

SHKARKO APP