Ushqimet që shkaktojnë akne në moshë madhore
Stresi, luhatjet hormonale dhe llojet e rejave të barnave besohet të jenë disa prej arsyeve përse gjithnjë e më shumë njerëz të rritur (30-50 vjeç) vuajnë nga shpërthimet e akneve në fytyrë.
Megjithatë, përveç tyre, ekspertët veçojnë edhe ushqimet.
Çokollata me qumësht, të skuqurat, ushqimet me yndyrë, produktet e bulmetit dhe pijet me sheqer janë tre nga faktorët kryesorë të shfaqjes së akneve tek të rriturit.
Këtë e thotë një studim francez me pjesëmarrjen e 24,000 të rriturve të cilët në harkun kohor të dy javëve duhet të mbanin shënim gjithçka që kishin konsumuar por edhe shëndetin e lëkurës.
Gjetjet e studimit treguan se njerëzit që pinin pesë gota qumësht ose pije me sheqer në ditë, ishin 50 përqind më të rrezikuar nga shfaqja e akneve në fytyrë.
Një racion me ushqime të skuqura e me yndyrë e rrit këtë rrezik me të paktën 54 përqind, thanë ekspertët.
Sipas ekspertëve, këto të dhëna nuk janë edhe aq befasuese. Ato në të vërtetë konfirmojnë lidhjen e fortë që ekziston mes ushqimeve të caktuara dhe problemeve me lëkurën.
Ushqime të tilla besohet të luajnë një rol të fortë në aktivizimin e hormoneve si insulina apo androgjenët të cilët nxisin shpërthimin e akneve në fytyrë.
Çfarë është insulina dhe cili është roli i saj tek aknet?
Insulina është një hormon që sekretohet nga pankreasi.
Qëllimi i saj kryesor është të shënjestrojë nivelet e glukozës në gjak.
Një regjim ushqimor i pasur me sheqerna të shtuara, yndyrna e të skuqura ndikon shumë tek nivelet e insulinës dhe i rrit ato.
Sa më shumë insulinë të ketë në organizëm, aq të stërmunduara janë qelizat.
Insulina stimulon prodhimin e pandërprerë të qelizave, të cilat duhet të vdesin e më pas të prodhohen të rejat, duke shkaktuar kështu aktivizimin e hormoneve të tjera që prodhojnë sebumin i cili kur është në tepricë nxit shpërthimin e akneve.
Produktet e bulmetit dhe aknet
Produktet e bulmetit nga ana tjetër ofrojnë hormone si estrogjeni, progesteroni, madje edhe testosteron që kanë tendencën të përkeqësojnë nivelet ekzistuese në organizëm dhe të rrisin gjasat e shpërthimit të akneve.
Nëse jeni në moshë madhore dhe vuani nga aknet, konsultohuni me një dermatolog për të diagnostikuar arsyen e vërtetë që nxit këtë përkeqësim të lëkurës./AgroWeb.org