Vajza e zëdhënësit të Presidentit tërbon rrjetin me fotot seksi

21-vjeçarja Yelizaveta Peskov, vajza e zëdhënësit të Vladimir Putinit, Dmitri Peskov ka marrë të gjithë vëmendjen e mediave kohët e fundit.

Ajo është Stazhistja e eurodeputetit të PE-së, Aymeric Chauprade. E reja ndiqet nga 80,000 persona në Instagram dhe fotot e saj kanë bërë xhiron e rrjetit.

Chauprade ka qenë një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Marine Le Pen.

Ajo çfarë është cilësuar si e jashtëzakonshme me vajzën është mosha e saj e re dhe aksesi në punën e komisionit të jashtëm dhe nënkomitetit të mbrojtjes së PE, si në Strasburg dhe në Bruksel.

Peskova komentohet shumë për stilin e saj të jetesës.

Fotoja që ka bërë më shumë bujë në rrjetet sociale është ajo ku bjondja bukuroshe duket duke mbajtur një pistoletë në dorë gjatë një feste në Çeçeni.

SHKARKO APP