“Vala e dytë e COVID mund të jetë më vdekjeprurëse dhe…”, paralajmëron mjeku britanik: Ja kur parashikohet, bëni kujdes!

ROME, ITALY - APRIL 1: Italian army doctors work in the intensive care at Celio Military Polyclinic Hospital (Policlinico Militare Celio), spoke of COVID 1 Spallanzani Hospital, during the Coronavirus emergency, on April 1, 2020 in Rome, Italy. The Italian government continues to enforce the nationwide lockdown measures to control the spread of COVID-19. (Photo by Antonio Masiello/Getty Images)

Mjeku britanik, Chris Whitty, paralajmëron një valë të dytë të koronavirusit, gjatë stinës së dimrit, e cila mund të jetë më e rëndë dhe mund të përhapet më shpejt sesa vala e parë.

Profesori dhe mjeku Whitty thotë se vendet që kanë ndërmarrë masat e lehtësimit duhet të bëjnë shumë kujdes pasi pandemia duhet mbajtur në kontroll edhe për muajt në vazhdim dhe nuk duhet menduar vetëm për tani.

Ai kundërshton kryeministrin Boris Johnson, i cili dje deklaroi se Britania e kishte kaluar kulmin e virusit.Përmes një videoje në internet ai thotë se niveli i riprodhimit të virusit- që njihet si R, duhet të mbahet poshtë njëshit, që do të thotë se çdo i infektuar nuk duhet që të infektojë mesatarisht më shumë se një person tjetër. Në të kundërt ai parashikon rëndim të situatës:

Swiss Digital Desktop Reklama

‘Duhet të sigurohemi që R-ja të mos shkojë më lart se një, në të kundërt do goditemi shumë me keq me një valë të dytë. Covid-189 na ka shtruar një rrugë shumë të gjatë dhe zhdukja teknikisht duket e pamundur’, thotë profesor Whitty.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai shton se ka shumë të panjohura për këtë virus, përfshirë edhe çështjen nëse është sezonal apo jo: ‘Ne nuk e dimë akoma, është shumë herët. Mund të ketë ndonjë element sezonal për këtë virus që ne nuk e dimë ende. Nëse po, siç ndodh me shumicën e viruseve që prek frymëmarrjen, ka gjasë të transmetohet, dhe kjo me gjasë do ndodhë prapë në dimër! Dimri është më keq se vera, pranvera dhe vjeshta sa i përket viruseve dhe ne duhet të mendojmë për këtë se dimri nuk është larg. Nëse ruajmë masat e distancimit social, ka të ngjarë të shohim efekte pozitive edhe në dimër, mund të kemi më pak raste edhe gripi dhe viruse të tjera të transmetueshme’.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?