Varësja e ambasadores së BE-së ka një detaj shqiptar (FOTO)

Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin ka befasuar me një detaj simbolik që mbajti gjatë festimeve të Ditës së Europës. Vlahutin ka zgjedhur të vendosë një varese me perla dhe detaj i shtuar është shqiponja dykrenare. ”Gjashtë shekuj më parë, Gjergj Kastrioti tha shprehjen e tij të famshme: ”Lirinë nuk ua solla unë, atë e gjeta midis jush. Bashkimi Evropian nuk po ju sjell Europën, ai e gjen Evropën tek ju. #Dita e Europës2018 #Java e Europës2018”, shkruan ambasada e BE-së në facebook. Vlahutin në daljet e saj publike ka treguar se perlat i ka dobësi.

SHKARKO APP