Varfëria e ulur këmbëkryq pas tërmetit!
Nga Nora Malaj –
Edhe hallet nuk kanë të sosur për shqiptarët! Mirë tërmeti që ra, mirë dimri qe tashmë nuk po fal askend. Përtej dhimbjes për humbjen e jetëve në rrënojat , tashmë varfëria është ulur kembëkryq!
Sipas raporti mbi 26 mijë banorë janë në nivel varfëria , si arsye edhe e tërmetit!
Po tani cfarë do të ndodhë??
Sot borxhi publik shkon diku te 13 mld euro. Sipas KLSH “kemi një borxh të fshehur prej 600 mln euro, që është borxh ndaj kompanive dhe procese gjyqësore që nuk janë bërë publike, ose nuk janë ekzekutuar akoma. Dhe kemi një parashikim që do të merrnim këtë vit 700 mln euro borxh të shtuar.
Vlera totale e borxhit shkon te 13 mld euro. Pra kemi rreth 90% të PBB-së borxh publik. Duam të dimë se ku vajtën 7 mld euro? “
Kjo bënë që ekonomia e vendet te shkoj drejt nje gjendje kolapsi .
Varferia dhe pasoja që po kalojmë është se të gjithë aktorët dhe faktorët shoqëror ndjehen në një gjëndje post-traumatike. Konfuzioni po dominon kudo. Nga njera ane qytetarë që kanë humbur shtëpitë, vendet e punës, aktivitetet e biznesit , gjendjen depresive të popullatës pas tërmetit, gjendjen e pamundësisë për të vazhduar jetesën në nivelin e sigurisë e standartin e jetës , e bëjnë varfërinë pjesë të pandashme të saj.
Pamundësia për të përballuar një vakt me mish, pule, peshk (ose ekuivalentin për vegjetarianët) një herë në dy ditë , tregojnë se sot familjet jetojnë në varfëri.
Pamundësia për të përballuar një shpenzim të paparashikuar financiar me vlerën 30.000 lekë të reja, tregojnë se jeta që bëjnë qytetarët është në nivelin e varfërisë.
Pamundësia financiare për të pasur një TV me ngjyra.Pamundësia financiare për të pasur një makinë larëse.Pamundësia financiare e familjes për mbajtjen e shtëpisë ngrohtë në mënyrë të përshtatshme , tregojnë që varfëria është ulur këmbë kryq në familjet tona .
E vetmja zgjidhje që sot dëgjohet ikje …Ikje për të siguruar bukën e gojës dhe jetën fëmijëve në emigrim.. E në rrugëntimjn e dhimbshëm te ikjes ata i shoqërojnë edhe vargjet e Migjenit :
“Kafshatë që s’kapërdihet, asht or vlla mjerimi”… Kur varfëria ulet kembëkryq, njerëzit heshti dhe ikin… Te dhemb shpirti dhe te ze trishtimi…Deri kur kështu…