Vazhdojnë ditët me diell, ja parashikimi i motit për nesër
Moti me diell dhe i qëndrueshëm do të vijojë edhe gjatë ditës së nesërme. Gjatë mëngjesit vendi do të jetë me kthjellime dhe vranësira të lehta.
Në zonat malore lindore do të kemi shfaqjen e reshjeve të dëborës por kushtet atmosferike do të përmirësohen pas mesditës.
Sipas MeteoAlb, temperaturat do të varijojnë në vlerat -3°C deri në 15°C.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në detdallgëzimin 4 ballë.