Vdes fansja më e madhe e Princ Harry-t në moshën 99 vjeçare

Fansja më e madhe e Princ Harry-t është ndarë nga jeta në moshën 99-vjeçare.

Daphne Dunne vdiq vetëm disa ditë pasi mori një kartolinë ditëlindje nga Princ Harry dhe  Meghan Markle.

Ajo u nda nga jeta në mënyrë paqësore të hënën, tha familja e saj.

“E dashur Daphne, bashkëshortja ime dhe unë ju dërgojmë urimet tona më të ngrohta me rastin e 99 vjetorit të lindjes suaj,”-i shkroi  Duka dhe Dukesha e Sussex, sipas mediave australiane.

Instagram i australianes ishte i mbushur me fotografi ku shihet me Princ Harryn.

SHKARKO APP