Vdes studenti shqiptar në Itali, u ndje keq gjatë orës së mësimit dhe…

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, teksa një student shqiptar ka humbur jetën. Mediet italiane raportojnë se ka ndërruar jetë 19-vjeçari shqiptar Osvaldo Kenga, i cili është ndjerë keq gjatë orës së mësimit dhe është dërguar menjëherë në spital.

Siç raportojnë mediet fqinje, duke cituar mësuesit dhe studentët e tjerë, i riu ka pasur një dhimbje në gjoks.

Ai është nisur me urgjencë në spital, ku i është dhënë menjëherë ndihma mjekësore, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë. Studenti shqiptar jetonte prej vitesh në zonën e San Vito Lo Capo, ndërkohë që kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e vdekjes së tij.

SHKARKO APP