Vdiq për 7 minuta, artisti pikturon çfarë pa në botën e përtejme

Një burrë që vdiq dhe më pas u rikthye në jetë pas një arresti kardiak ka pikturuar atë çfarë ndodh pas vdekjes.

Aktori Shiv Grewal ka mbajtur një ekspozitë, ku tregon pamje që thotë se i ka parë pas vdekjes klinike.

60 vjeçari pësoi atak kardiak pasi hëngri darkë me bashkëshorten e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shiv nga Peckham vdiq teknikisht për 7 minuta ndësra mjekët luftuan për ta ringjallur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai u shpreh se e dinte në një lloj mënyrë se kishte vdekur.

Kur zemra i ndali Shiv shkoi në një “udhëtim kozmik” të çuditshëm, ku kishte fuqinë për të zgjedhur midis jetës dhe vdekjes.

Ai vazhdoi: “Ndjeva se kishte një sërë mundësish, jetë të ndryshme dhe rimishërime që më ofronin. Por unë nuk i doja. E bëra shumë të qartë se dëshiroja të kthehesha në trupin tim, në kohën time, tek gruaja ime dhe të vazhdoja të jetoja.”

Dhe këtë eksperiencë që kaloi, Shiv vendosi që ta kthente në art.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?